Cole Palmer është i paprekshëm te Chelsea, shkruan Sky Sports.
Palmer ka një kontratë deri në vitin 2033 dhe klubi nuk po mendon për shitjen e tij, transmeton GazetaBlic Sport.
Që kur mbërriti nga City dy vjet e gjysmë më parë, Palmer ka shënuar 41 gola dhe ka dhënë 19 asiste për Blues.
Kjo e ka bërë lojtarin e kombëtares angleze praktikisht të paprekshëm te Chelsea dhe vetëm një ofertë jashtëzakonisht e lartë do ta bënte klubin londinez të merrte në konsideratë shitjen e tij.
/GazetaBlic Sport/


