Sporti

Rriten raportimet për largimin e Bruno Fernandes nga Manchester United

01/27/2026 18:58
nga:Mergim Rreci

Disa media angleze raportojnë se Bruno Fernandes po e shqyrton seriozisht largimin nga Manchester United.

Portugezi 31-vjeçar është kapiteni i klubit të cilit iu bashkua nga Sporting në vitin 2020, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2027 me mundësinë e zgjatjes për një vit tjetër, por sipas njoftimeve, opsionet janë shumë të vlefshme dhe nuk është e sigurt nëse ai do të qëndrojë në Old Trafford.

Disa burime të brendshme raportojnë gjithashtu se ai po kërkon një rritje të ndjeshme të pagës së tij, e cila tani arrin në rreth 17 milionë euro në vit.

/GazetaBlic Sport/