Të enjten do të luhen ndeshjet e raundit të tetë dhe të fundit të fazës së ligës në Europa League, ku do të përcaktohen ekipet që do të vijojnë më tej në fazën me eliminim direkt.
Në përballjen Sturm Graz – Brann, që do të zhvillohet në “Stadion Graz Liebenau” në orën 21:00, do të vendosë drejtësi arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, i cili është përzgjedhur si arbitër kryesor nga UEFA.
Asistentë të Xhajës do të jenë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. Sistemi VAR do të drejtohet nga zviceriani Lukas Fähndrich, ndërsa në rolin e AVAR do të jetë Kreshnik Barjamaj.
Ky emërim përfaqëson një tjetër vlerësim të rëndësishëm për arbitrimin shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar profesionalizmin, përgatitjen dhe besimin që UEFA vijon t’i japë arbitrave nga Shqipëria.


