Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur sulme vdekjeprurëse ruse në qytetin ukrainas, Odesa.
Në përditësimin e fundit, shërbimi i emergjencës i Ukrainës ka konfirmuar se tre persona janë vrarë në sulm, raporton Sky News.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe ekipet e shpëtimit po pastrojnë ende rrënojat në një ndërtesë banimi katërkatëshe të dëmtuar në qytet.
Gjithashtu, 25 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e këtyre sulmeve.


