Lajme

“Avdullah Hoti e ka gjunjëzuar LDK-në, nuk jep shpresë për rilindje të kësaj partie”, thotë Bytyqi

01/27/2026 13:20
nga:Genita C

Avokati Asdren Bytyqi ka deklaruar se Avdullah Hoti nuk përfaqëson një kandidaturë që mund ta rilindë LDK-në, duke e lidhur atë me rënien e partisë në 12 për qind në zgjedhjet e vitit 2021. Sipas tij, kjo e bën Hotin një figurë që nuk premton shpresë për të ardhmen e partisë.

“Avdullah Hoti nuk është një kandidaturë e cila jep shumë shpresë për një rilindje të LDK-së, është figurë që e ka sjellë LDK-në në gjunjëzim në 12%, në zgjedhjet e 2021, si rezultat i kësaj mendoj se nuk premton shpresë”, tha Bytyqi.

Ndërkohë, Bytyqi ka theksuar se LDK-ja ka figura të tjera demokratike dhe karizmatike, si Hykmete Bajrami, Armend Zemaj dhe Arben Gashi, të cilët, sipas tij, nuk janë të konsumuar nga dështimet politike dhe mund të përçojnë shpresë për rikthimin e votuesve të LDK-së.

“LDK-ja është figurë demokratike ka mjaft figura karizmatike siç është Hykmete Bajrami, Armend Zemaj e Arben Gashi, janë të pa konusmuara në kuptimin e dështimeve politike si udhëheqës dhe mund të përçojn një shpresë për rikthimin e votuesve të LDK-së”, tha tutje ai për GazetaBlic.