Sporti

Patrick Dorgu lëndohet rëndë, pritet të mungojë 10 javë

01/27/2026 13:03
nga:Lorik J

Manchester United ka marrë një lajm të keq, pasi Patrick Dorgu është lënduar rëndë.

Dorgu duket se është lënduar pas një përplasjeje me Ben White dhe sipas The Athletic, ai do të jetë jashtë fushave për deri në 10 javë.

Në mungesë të tij, Tyrell Malacia ka të ngjarë të jetë zëvendësuesi i tij.

Djajtë e Kuq janë aktualisht në vendin e 4-të dhe do të presin Fulham të dielën në Premier League.

/GazetaBlic Sport