Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë rënë në prangat e policisë këtë të martë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi për Klankosova bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen për marrje ryshfeti.
Madje, sipas Gashit, njëri prej tyre u kap në flagrancë.


