Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po vijon vizitën në Jeruzalem, iu adresua sot Konferencës Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit, e cila përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Konferencën e përshëndetën edhe presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, si dhe ministri i Çështjeve të Diasporës Amichai Çikli, shkruan ata.
Më herët, Rama theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në luftën kundër antisemitizmit, duke theksuar se ky qëndrim buron nga vlerat më të thella humane dhe historike të popullit shqiptar.
Gjatë periudhës më të errët të historisë evropiane, Shqipëria u shndërrua në një strehë të sigurt për hebrenjtë e përndjekur, duke i mbrojtur ata pa dallim, në frymën e besës dhe solidaritetit njerëzor.


