Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, është trajneri i ri i Baselit, njoftoi zyrtarisht klubi.
Lichtsteiner, 42 vjeç, më parë ka drejtuar ekipet e të rinjve të Bazelit në nivelet U15 dhe U16.
Kontrata e Lichtsteiner është e vlefshme deri në verën e vitit 2029, duke zëvendësuar Ludovic Mannin. Ish-lojtari i kombëtares zvicerane do të asistohet nga Pascal Bader.
Lichtsteiner ka një përvojë modeste si trajner në futbollin e meshkujve, pasi më parë ka drejtuar vetëm ekipin e divizionit të katërt Wetzwil-Bonstetten.
Baseli aktualisht është në vendin e katërt në kampionatin zviceran dhe i 27-ti në Europa League me pak shanse për t’u kualifikuar në fazën eliminatore.
/GazetaBlic Sport


