Skuadra e Llapit ka arritur transferimin e qendër-mbrojtësit boshnjak, Haris Ibrisagic.
Mbrojtësi 20 vjeçar vjen në Kosovë pas aventurës në Kyrgistan – teksa ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e Batatinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni njoftimin e Llapit për transferimin e mbrojtësit:
“KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin 20-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, Haris Ibrisaagić.
Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë me klubin tonë me kohëzgjatje 3 vite e gjysmë, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të KF Llapit.
Haris Ibrisaagić është produkt i klubeve të formimit Željezničar Sarajevo dhe FK Sarajevo, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e FC Cosmoc dhe FC Bishkek City, klub ky i fundit nga i cili transferohet te KF Llapi.
Ibrisagic tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Turqi dhe po stërvitet prej disa ditësh me skuadrën, ndërsa pritet të forcojë repartin defanziv në vazhdim të sezonit.
KF Llapi i uron mirëseardhje Haris Ibrisaagić dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën bardhekaltër”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


