Lajme

Dalin para gjykatës 18 të arrestuarit pas protestës së opozitës

01/27/2026 10:20
nga:Y I

Dalin sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë 18 personat e arrestuar pas protestës kombëtare të opozitës 2 ditë më parë.

Seanca pritet të nisë në orën 10.30 në Gjykatën e Tiranës.

Për shumicën e të arrestuarve Prokuroria kërkon masën detyrim paraqitjeje.

Ata akuzohen për veprime të dhunshme me pasojë lëndimin e 11 efektivëve të policisë.