Lajme

Një grua sulmohet fizikisht në mes të rrugës në Fushë Kosovë

01/27/2026 10:00
nga:Y I

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është shpallur në kërkim.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në rrugë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.