Platforma qytetare “Liria ka emër” më 17 shkurt në ora 14:00 do të mbajë marsh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Njëra nga organizatorët, ish-deputetja Eliza Hoxha në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova dha detaje rreth këtij organizimi.
Ajo tha se që nga fillimi i procesit gjyqësor në Hagë ka parë anomali të shumta.
“Edhe në mënyrë se si i kanë marrë akterët tanë atje, edhe në idenë se për çfarë është themeluar kushtimisht dokumenti i parë mbi të cilin është themeluar raporti i Dick Martyt, argumentet mbi të cilat është themeluar kjo gjykatë dhe pastaj ka rrjedhë komplet”, deklaroi Hoxha në Klan Kosova.


