Sylë Ukshini, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka deklaruar se ata që kanë ndërhyrë në vota duhet të largohen nga skena politike.
Ukshini, duke komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku tashmë në disa komuna Prokuroria ka autorizuar Policinë për hetime, ka thënë se efektet e veprimeve të tilla shpesh shihen më vonë.
“Ndoshta tash i shohim efektet, sepse njeriu kur rrëzohet nuk e sheh menjëherë pasojën, por e sheh më vonë”, është shprehur ai.
Më tej, Ukshini ka theksuar se nuk duhet të jetojmë me iluzionin se zgjedhjet kanë qenë perfekte.
“Sepse nëse ka vjedhje brenda partisë, të jeni të sigurt se mund të ketë edhe vjedhje nga parti në parti. Nuk mund të thuash se po vjedh vetëm brenda subjektit tim e jo më tutje. Mirë që doli kjo dhe, nëse vërtetohet se ata që kanë qenë pjesë e këtij skenari janë përgjegjës, mendoj se duhet të përshëndeten me skenën politike”, ka deklaruar ndër të tjera Ukshini.


