Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.
Në njoftimin e presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit dhe se Osmani ka theksuar rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.
Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk kanë diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.


