Policia e Kosovës ka sekuestruar 140 kilogramë eksploziv gjatë një kontrolli në veri të vendit, material që sipas autoriteteve është i prodhuar në Serbi.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani në emisionin “Kosova Today” ka treguar se si erdhi deri te zbulimi i këtij armatimi.
“Duke patrulluar, policët kanë ardhur deri te informata që në një vend të caktuar mund të ketë armatim, armë ilegale, kanë hyrë në atë vend dhe e kanë kontrolluar. Gjatë bastisjes kanë hasur në sasi të madhe të eksplozivit, që konsiderojmë se është prodhuar diku në Serbi”, tha Elshani.
I njëjti tha se sasia e eksplozivit është tërhequr me sukses nga njësia e deminimit, teksa shtoi se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë se si erdhi armatimi.
Duke përjashtuar eksplozivin, Elshani tha se armatimet e tjera që gjenden në veri të vendit, mund të vijnë pasi banorët e asaj zonë fshehin armët e tyre ose edhe i hedhin ato në vende të pabanuara.
https://www.youtube.com/watch?v=6C1P0hfmdWI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE


