Analisti politik Dritëro Arifi ka deklaruar se në garën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përveç Avdullah Hotit, i cili dje shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij, do të duhej të kishte edhe kandidatë të tjerë.
Por, sipas Arifit, LDK-ja ka nevojë për një profil të ri lidershipi dhe për një vizion ndryshe.
Ai theksoi se problemi i mungesës së vizionit dhe lidershipit nuk është i pranishëm vetëm në LDK, por edhe në partitë e tjera politike në vend.
Arifi shtoi se ndryshimi i qasjes dhe modernizimi i mendësisë politike janë të domosdoshme për ringritjen e partisë.
“Normalisht që duhet të ketë edhe kandidatë tjerë të LDK-së, por duhet një karakter më ndryshe, duhet një lider dhe një vizion më ndryshe. Po vrehet që kjo po i mungon jo vetëm LDK-së, por edhe partive tjera. Jemi në shekullin e 21 dhe gjithçka po transformohet, por mentaliteti ynë ka mbetur i njëjtë. Kjo është cka i duhet LDK-së”, tha Arifi për GazetaBlic.
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së


