Lajme

Osmani: Australia aleate e kahershme dhe shtëpi e rëndësishme për diasporën kosovare

01/26/2026 10:26
nga:Genita C

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Guvernatoren e Përgjithshme Sam Mostyn, Kryeministrin australian Anthony Albanese dhe qytetarët e Australisë me rastin e Ditës së Australisë, raporton GazetaBlic.

Në mesazhin e saj, Osmani e ka cilësuar Australinë si një aleate të kahershme të Kosovës dhe një vend që strehon me krenari një numër të madh të anëtarëve të diasporës kosovare.

Ajo ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të thelluar më tej partneritetin dypalësh dhe për të forcuar lidhjet mes dy vendeve.