Lajme

Ngacmohet seksualisht një grua në Fushë Kosovë

01/26/2026 08:49
nga:Genita C

Një grua dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një burrë në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin zyrtar.