Sporti

Zekrija Ramadani: Nga nesër fillojmë punën dhe e harrojmë këtë trofe!

01/25/2026 14:52
nga:Lorik J

Zekrija Ramadani u shpreh i lumtur me triumfin e Dritës në Superkupën e Kosovës.

Drita fitoi ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat që u realizuan nga Besnik Krasniqi e Kristal Abazaj, shkruan GazetaBlic Sport.

“E filluam mirë vitin, shpresojë që ta përsërisim suksesin e vitit të kaluar. Nga nesër fillojmë punën dhe e harrojmë këtë trofe”, tha Zekrija Ramadani ndër të tjerash për Sport1.

Kujtojmë se Drita e fitoi Superkupën e Kosovës për herë të dytë në histori të klubit.

/GazetaBlic Sport