Policia ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë në Shkabaj të Obiliqit, duke punuar afër një objekti i cili është duke u ndërtuar derisa ishte duke vozitur kamionin, siç thuhet në njoftimin e policisë, kishte manipuluar në mënyrë të pa kontrolluar me vinç, i cili iu kishte këputur dhe e kishte lënduar një tjetër punëtor, poashtu shtetas të Shqipërisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërkaq personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke punuar afër një objekti i cili është duke u ndërtuar deri sa ishte duke vozitur kamionin kishte manipuluar në mënyrë të pa kontrolluar me vinç i njëjti iu kishte këputur kishte rënë dhe e kishte lënduar viktimën mashkull shtetas i Shqipërisë.Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


