Lajme

Sot, vranësira dhe shi – temperaturat arrijnë deri në 12 gradë

01/25/2026 07:03
nga:Genita C

Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen nga 0 gradë, ndërsa maksimalet e ditës deri në 12 gradë Celzius.

“Temperaturat minimale 0 deri 3 gradë Celzius. Temperaturat maksimale 8-12 gradë Celzius. Era, nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-6m/s”, thonë mes tjerash nga IHMK.