Lajme

Protesta masive e opozitës në Shqipëri, foto e ditës e agjencisë së madhe ndërkombëtare Reuters

01/24/2026 19:43
nga:Y I

Protesta masive e opozitës mbrëmjen e sotme është foto e ditës e një prej agjencive më të mëdha në botë, Reuters.

Protesta anti-qeveritare është ndjekur nga një numër i madh i medieve të huaja.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare mbajnë lart dritat gjatë një proteste antiqeveritare, të shkaktuar nga një hetim për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pranë zyrës së Kryeministrit në Tiranë, Shqipëri, 24 janar 2026,” thuhet në foton e Reuters.