Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e fundit të anulluara, ka folur për mikrofonin e Euroneës Albania këtë të shtunë në protestën e thirrur nga opozita.
Binaj është shprehur se protesta duhet të ketë, sipas tij, simbolikën e saj.
“Jam për protesta ku të gjithë duhet të japin një lloj kontributi, jo thjesht me fjalë, duke reaguar në mënyra të ndryshme. Shumë e bukur do të ishte që qeset e plehrave që kemi në shtëpi t’i çojmë te ai institucion që nuk na përfaqëson. Nëse duhet t’i ngjajmë Europës dhe vlerave europiane, ne po shohim çfarë ndodh në Europë: fermerët dhe qytetarët i vënë zjarrin qyteteve. Nuk po them që ta shkatërrojmë, pasi gjysmën e kemi shkatërruar vetë dhe gjysmën politika, kështu që shumë pak ka mbetur për t’u shkatërruar këtu. Por, nëse duhet t’u ngjajmë atyre dhe të përqafojmë vlerat europiane, duhet t’u ngjajmë edhe si europianë dhe të zëmë vend si të tillë këtu. Jo, ne artistët kemi Molotov artistik,” – e mbylli ai.


