Sporti

Manchester City triumfon ndaj Wolves, i afrohet Arsenalit

01/24/2026 18:07
nga:Mergim Rreci

Manchester City mposhti Wolverhampton Wanderers, të vendit të fundit, me rezultatin 2-0 në Etihad, në një ndeshje të xhiros së 23-të të Premier League.

Qytetarët tani kanë mbledhur 46 pikë në vendin e dytë, katër pas Arsenalit kryesues, transmeton GazetaBlic Sport.

City mori epërsinë pas vetëm gjashtë minutash. Nunez krosoi në zonë dhe gjeti Omar Marmoush, i cili kontrolloi topin dhe gjuajti në portën e Wolves nga afërsia për 1-0.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Manchester City arriti të shënonte një gol të dytë. Bernardo Silva bëri një punë të shkëlqyer duke ndërtuar sulmin, pastaj krosoi dhe Semenyo gjuajti në këndin e poshtëm të djathtë për ta bërë rezultatin 2:0.

/GazetaBlic Sport/