Lajme

Kamberi: Këtë vit presim ngritje ndërkombëtare të çështjes së Luginës së Preshevës

01/24/2026 13:07
nga:Sh R

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se presin që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti do të ketë zhvillime që do të vendosin çështjen e shqiptarëve të Luginë së Preshevës në një nivel të ri ndërkombëtar.

Ai kështu është shprehur pas propozimit të Ligjit nga kongresistit Keith Self në komisionin për politikë të jashtme në Kongresin amerikan

“Viti 2026 tashmë po dëshmohet si vit i rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Presim që në gjashtëmujorin e parë, do të artikulohen zhvillime politike dhe diplomatike që do ta vendosin çështjen tonë në një nivel të ri ndërkombëtar”, ka shkruar Kamberi në Facebook.