Sporti

Anulohet ndeshja miqësore mes Feronikelit ’74 dhe skuadrës rumune

01/24/2026 12:27
nga:Sh R

Skuadra e Feronikelit ’74 ka njoftuar se është anuluar ndeshja miqësore ndaj skuadrës rumune, FC Gloria Bistrița.

Kjo për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Antalya, Turqi.

”Ndeshja miqësore ndërmjet FC Feronikeli 74 dhe FC Gloria Bistrița është anuluar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Antalya, Turqi.

Për çdo informacion të ri lidhur me ri-planifikimin e kësaj ndeshjeje, do t’ju mbajmë të informuar përmes njoftimeve në vijim.”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë qëkuadra kosovare po zhvillon fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror në Turqi, ku ka aranzhuar edhe disa ndeshje miqësore.