Limi ka surprizuar të gjithë mbrëmë në “Prime”, duke i dhënë fund njohjes me Dolce-n. Ai deklaroi se do ta vazhdojë rrugëtimin i vetëm, një vendim që e la Dolce-n të ‘shokuar’ para kamerave.
Sipas Limit, shkak është bërë presioni i vazhdueshëm dhe xhelozia e ish-partneres së tij, Alba. Ai u shpreh se situata ishte bërë e papërballueshme dhe se ka nevojë për qetësi, duke u tërhequr përfundimisht nga ky raport.
Ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, një ndër ta është ai i ish-banores, Sasa Hoda.
Përmes një postimi, ajo shkroi vetëm fjalën: “Karma”.
Ky mesazh u komentua si një thumbim direkt për Dolce-n, e cila javë më parë bëri të njëjtën gjë duke ndërprerë lidhjen me Edin live në Prime.
Historia duket se u përsërit, por këtë herë rolet u ndërruan. Dolce, nga ajo që la Edin live, përfundoi vetë e lënë nga Limi para miliona shikuesve.

