Ish-futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, ka treguar një histori interesante nga finalja e Ligës së Kampionëve, në vitin 2014.
”Los Blancos” në atë kohë në finale u përballen me Atletiko Madridin, ku në fund triumfuan pas extra-time, me rezultat 4-1.
Sulmuesi francez zbuloi për herë të parë se ai bashkë me Cristiano Ronaldon dhe Gereth Bale u lënduan në finale, por vazhduan të luanin ndeshjen.
“Njerëzit nuk e dinë këtë por në finalen e Ligës së Kampionëve 2014, Cristiano, Bale dhe unë u lënduam të gjithë. Ne e luajtëm atë ndeshje në 50%. Të 3 prej nesh. Por të gjithë donim të luanim”, ka deklaruar Benzema.
Kujtojmë që pikërisht Bale e Ronaldo shënuan dy nga tre golat e Real Madridit në extra-time, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.

