Sporti

Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon me përballje interesante të javës së 17-të

01/24/2026 09:42
nga:Sh R

Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon me ndeshje interesante këtë fundjavë, në kuadër të javës së 17-të.

Xhiroja hapet të shtunën, me dy ndeshje mjaft interesante. Në ora 17:00, Rahoveci 029 do të përballet me Sigal Prishtinën.

Më pas, nga ora 19:30, Bora do të përballet me Golden Eagle Ylli.

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku në ora 17:00, Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit, në një nga derbit më interesante të xhiros.

Java e 17-të mbyllet me përballjen mes Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet të dielen nga ora 19:30.