Lajme

Avokati i djalit të Nait Hasanit: Të gjithëve që janë intervistuar në Polici u është sekuestruar telefoni personal

01/23/2026 19:11
nga:Y I

Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion për dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuat me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.

Lidhur me këtë, është deklaruar avokati Anton Çupërjani, avokat i Art Hasanit, i cili është djali i Nait Hasanit.

“Të gjithëve që kanë qenë të pranishëm në intervistim në Polici, të gjithë jemi njoftuar se secilit klient i është sekuestruar telefoni personal. Unë jam i angazhuar direkt prej djalit të tij dhe nuk kam pas asnjë kontakt me Nait Hasanin’’, ka thënë avokati.