Lajme

Japonia po ndërton trenin më të shpejtë në botë

01/23/2026 16:33
nga:Y I

Japonia po zhvillon aktualisht trenin më të shpejtë në botë, Serinë L0, një tren maglev i prodhuar dhe testuar nga Kompania Hekurudhore e Japonisë Qendrore (JR Central).

Ky supertren pritet të arrijë shpejtësi deri në 603.5 km/orë, duke lënë shumë pas trenin e vetëm komercial maglev që operon aktualisht në botë, Shanghai Maglev në Kinë, i cili arrin deri në 460.2 km/orë.

Në krahasim, trenat më të shpejtë në Evropë, si TGV francez dhe AGV italian Italo, operojnë me shpejtësi maksimale midis 306 dhe 354 km/orë.

Sipas llogaritjeve teorike, një tren i tillë do ta shkurtonte udhëtimin mes Londrës dhe Edinburgut në vetëm 60 minuta, nga 4–5 orë e 45 minuta sa zgjat aktualisht me trenat ekzistues në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, pavarësisht entuziazmit që ky zhvillim ka ngjallur, mbetet pyetja kryesore: a mund të funksionojë një tren kaq i shpejtë jashtë Japonisë, veçanërisht në Evropë?

Integrimi i tij në tregjet evropiane shihet si një sfidë e madhe, pasi këto sisteme hekurudhore nuk fokusohen vetëm te shpejtësia, por edhe te rehatia e pasagjerëve, përvoja e udhëtimit, luksit dhe aksesueshmërisë — elemente që shpesh vlerësohen për udhëtime më të qeta dhe piktoreske.