Kryetari i PDK, Bedri Hamza, zhvilloi sot një vizitë në Drenas, ku u takua me kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci.
Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mbështetjen e familjeve të prekura nga vërshimet, si dhe procesin e zgjedhjeve të brendshme që pritet të nisin në pranverë.
Hamza vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e kryetarit Lladrovci, duke theksuar se puna e palodhur dhe qasja e përgjegjshme janë thelbësore për shërbimin ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë:
Një vizitë kryetarit Ramiz Lladrovci në Drenas. Sot biseduam për shumë tema, nga mbështetja e familjeve të prekura nga vërshimet e deri te zgjedhjet e brendshme që do t’i nisim në pranverë.
Kryetari Ramiz Lladrovci po e dëshmon çdo ditë se puna dhe përkushtimi i pakompromis janë çelësi i suksesit në shërbim të qytetarëve.
U dakorduam të takohemi sërish më 17 shkurt në Prishtinë, në marshin mbështetës për çlirimtarët tanë në Hagë.


