Ish-zëvendëskryeministrja , Edita Tahiri, ka vlerësuar se Kosova ndodhet në amulli.
Ajo ka bërë me dije se vitin e kaluar Kosova e mbylli duke vendnumëruar, kurse vitin 2026 e hapi duke numëruar votat.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova duhet të dalë në procese të zhvillimit e përparimit.
“Nga vendnumerimi ne numerim – Kosova e kaloi vitin e kaluar duke vendnumeruar hyri ne kete viti te ri duke rinumeruar votat – Kosova duhet te dal ne procese te zhvillimit e perparimit – jane lodhur qytetaret me kete amulli..”, ka shkruar Tahiri.


