Artan Behrami nga PDK-ja ka komentuar prezencën e presidentes Vjosa Osmani në Bordin e Paqes, bashkë me presidentin amerikan Donald Trump.
Ai ka thënë se çdokush që ka përafrim me SHBA-të e ka përkrahjen e PDK-së.
“Ne e shohim këtë në rolin e përfaqësimit të shtetit dhe interesave të Kosovës, dhe këdo e kudo që e shohim me përafrim me SHBA-ë, e ka dhe do ta ketë mbështetjen e PDK-së”.
“Në 5 vitet e fundit marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të kanë qenë shumë të përkeqësuar e delikate, e mendoj ka ardhur koha e një rishikimi të këtyre marrëdhënieve që të kemi një dinamikë më të madhe”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.


