Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se Kosova nga një shtet martirësh po shëndërrohet në një vend estrade.
Dedaj tha se anti UÇK-istët, anti Rugovistët, anti LDK-istët e dikurshëm tani kanë veshur rrejshëm maskat si gjoja UÇK-istë, Rugovist dhe LDK-istë për një grusht votash e pak pushtet.
“Stinë e kërmangrenësve në Kosovë, ku secili vrapon në gjetjen e ndonjë cope mishi për t’a shuar urinë në këtë stinë të egër pa shtet e pa institucione!Nuhatjen më të saktë në gjetjen e copave të kafshëve të ngordhura e kanë ardhacakët dhe ata e ato të cilët nuk ishin në Kosovë gjatë stinës se gjuetisë së përgjakëshme të lirisë dhe tani të uritur vrapojnë pas kêrmave” shkruan Dedaj.
‘Anti UÇK-istët, anti Rugovistët, anti LDK-istët e dikurshëm tani kanë veshur rrejshëm maskat si gjoja UÇK-istë,Rugovist dhe LDK-istë, të “tërbuar”, gjithnjë për të përfituar ndonjë kërmë ose copë mishi apo një grusht votash e pak pushtet’ shkruan ai në Facebook.
Reagimi i plotë:


