Dyshimet për manipulime të votave brenda partive janë shfaqur edhe në Skenderaj, ndonëse jo në një masë të theksuar.
Pas rinumërimit të 100 për qind të votave, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i janë hequr 94 vota.
Nga e njëjta parti, Shahin Dervishajt i janë zbritur 42 vota, ndërsa Sala Jasharit 36 vota.
Dallime në numrin e votave janë evidentuar edhe te Lëvizja Vetëvendosje.
Kaltrina Gruda ka rezultuar me 30 vota më pak pas rinumërimit, ndërsa Fatos Geci me 13 vota më pak.
Ndërkohë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Halil Gecit i janë hequr 22 vota pas procesit të rinumërimit.


