Lajme

Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet- Ligjërata mbi Gjykatën Speciale u bë pa autorizimin tonë!

01/22/2026 19:23
nga:Y I

Komuna e Prishtinës ka reaguar në lidhje me ligjëratën e zhvilluar sot nga Specialja në shkollën, Xhevdet Doda.

Në reagimin e tyre thuhet se drejtoria e Arsimit në kryeqytet nuk ka qenë e përfshirë në vendimmarrjen e ligjëratës mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda”.

“Sipas informatave zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa miratimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet” thuhet në reagim raporton “Gazeta Blic”.

‘Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet shpreh indinjatën për mënyrën se si është vepruar dhe njofton se do të ndërmerren masa konkrete ndaj të gjithë personave që mbajnë përgjegjësi për këtë veprim, në përputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore në fuqi’ thuhet në reagimin e komunës.

Reagimi i plotë: