Lajme

Ligjërata e Speciales në ‘Xhevdet Dodë’, OVL-UÇK: Jo e rastësishme, përpjekje për kontroll të dëmit ndaj imazhit të rënduar!

01/22/2026 18:12
nga:Y I

Gjatës ditës së sotme u raportua se Gjykata Speciale ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e shkollës ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë.

Në lidhje me këtë çështje ka ardhur një reagim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, OVL-UÇK.

Në reagimin e tyre thuhet se ‘kjo që po shohim nuk është ligjëratë e rastësishme, por përpjekje e qartë e Dhomave të Specializuara për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tyre të rënduar, pas shkeljeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe ndaj vetë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’.

OVL-UÇK në reagim thekson se skena të tilla na përkujtojnë se, në mënyrë të ngjashme, dikur kanë vepruar edhe organet e pushtetit në ish-Jugosllavi.

“Kjo qasje e njohur e propagandës dhe presionit institucional nuk i shërben drejtësisë, por imponimit të një narrative të parapërgatitur” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: