Lajme

1 muaj paraburgim për burrin në Pejë që dyshohet se tentoi ta vrasë ish-gruan

01/22/2026 14:56
nga:Sh R

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj E.I, të dyshuarit për tentim vrasje të ish-bashkëshortes së tij në Pejë.

Në njoftimin e Gjykatës Themelore thuhet se se paraburgimi i është caktuar nga data 20 janar dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurit E.I., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda”.

“Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Veprimi dyshohet se është kryer ndaj ish-bashkëshortes së tij, dhe paraburgimi është caktuar mbi bazën e kushteve ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.