Lajme

Inaugurohet skaneri mobil për automjetet në Merdare, donacion nga SHBA në vlerë prej 2 milionë euro

01/22/2026 12:54
nga:G B

Dogana e Kosovës inaguron sot një skaner mobil të automjeteve në pikën kufitare të Merdares.

Pajisja mundëson skenimin e automjeteve pa nevojën e kontrollit fizik nga zyrtarët.

Me rëndësi të veçantë është skenimi i pjesëve ku mundet të ketë pjesë të fshehura.

Ky skaner, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka një vlerë prej rreth dy milionë eurosh.