Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është një ditë shumë emocionuese dhe pohon se “të gjithë duan të jenë pjesë” e Bordit të Paqes.
Megjithëse disa, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, e kanë refuzuar mundësinë.
Trump thotë se bordi i paqes do të bashkëpunojë me “shumë të tjerë, përfshirë Kombet e Bashkuara”.
Lista e shteteve pjesëmarrëse:
Një përfaqësues i Bahreinit,
Një përfaqësues i Marokut,
Presidenti i Argjentinës
Kryeministri i Armenisë
Presidenti i Azerbajxhanit
Kryeministri i Bullgarisë
Kryeministri i Hungarisë
Presidenti i Indonezisë
Zëvendëskryeministri i Jordanisë
Presidentja e Kosovës
Kryeministri i Pakistanit
Presidenti i Paraguait
Kryeministri i Katarit
Ministri i Punëve të Jashtme nga Arabia Saudite
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë
Një përfaqësues nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Presidenti i Uzbekistanit
Kryeministri i Mongolisë.


