Një person ka raportuar në polici humbjen e armës së tij, të cilën e kishte me leje.
Sipas raportit policor, thuhet se viktima ka qenë duke shkuar në poligon, kur arma i ka rënë nga çanta teksa ai dyshon se mund ta ketë marrë dikush.
“Fsh. Bardhasanë, Gjakovë / 01.08.2025 – 11:00. Më 21.01.2026 është iniciuar rasti SHPËRDORIM I PASURISË SË HUAJ, pasi sipas viktimës, derisa ishte duke shkuar në poligon për gjuajtje me armën të cilën e kishte me leje, e njëjta i kishte rënë nga çanta dhe dyshon se dikush e ka marrë”, u tha në raportin policor.
Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin dhe është duke u hetuar.


