Lajme

Besnik Tahiri kërkon ndëshkim të menjëhershëm për kërcënimin ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

01/21/2026 21:31
nga:Genita C

Besnik Tahiri nga AAK ka reaguar ndaj kërcënimit me jetë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, duke kërkuar dënim të menjëhershëm të këtij akti, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një klime anti-mediatike që synon të heshtë zbardhjen e së vërtetës, duke kërkuar ndëshkim të shpejtë dhe pa kompromis për kërcënuesit.