Disa orë pas fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të vendosen tarifa në shkurt ndaj disa vendeve evropiane lidhur me qëndrimin e tyre për Grenlandën.
Ai tha është arritur pajtueshmëri për kornizën e një marrëveshjeje për të ardhmen e ishullit gjysmautonom të Danimarkës, pas një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
“Kemi ndërtuar kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme në lidhje me Grenlandën dhe, në fakt, me të gjithë rajonin e Arktikut. Kjo zgjidhje, nëse finalizohet, do të jetë shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, shkroi Trump në Truth Social.
Ai shtoi se, “bazuar në këtë mirëkuptim, nuk do të vendos tarifat që ishte planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt. Po zhvillohen gjithashtu diskutime shtesë lidhur me ‘Kupolën e Art’, në Grenlandë. Informacione të tjera do të bëhen të ditura me përparimin e bisedimeve”.
Trump tregoi se nënpresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff, si dhe të tjerë sipas nevojës, do të jenë përgjegjës për bisedimet.
“Ata do të raportojnë drejtpërdrejt tek unë”.


