Lajme

Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë

01/21/2026 21:11
nga:Y I

Një 19-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “grabitja”.

I dyshuari A.Sh, sipas policisë, më 10 nëntor të vitit të kaluar ka kryer veprën penale në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po punojnë për arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar po për të njëjtin rast.