Lajme

Haziri: Ambasada amerikane na ka ndihmuar në ceremoninë mortore të Rugovës

01/21/2026 19:18
nga:Y I

Sot shënohet 20-vjetori i vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në “DPT te Fidani” ka deklaruar se për varrimin e Rugovës u erdhi ndihmë nga Ambasada Amerikane.

“Ambasada amerikane na ka ndimu neve me bë ceremoninë mortore më të mirë të mundshme, na ka ndihmu, na ka ofruar mbështetje ceremoniale. Qeveria britanike ka pru protokoll shtetëror prej Londrës dhe staf fizik me na ndihmu në organizimin e protokollit mortor, se ne nuk kemi pasur përvojë”, theksoi Haziri.