Lajme

Pacolli për Ibrahim Rugovën: Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe të bindem se madhështia e tij qëndronte në thjeshtësi

01/21/2026 18:02
nga:Genita C

Behgjet Pacolli ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës, duke e cilësuar atë si simbol të urtësisë, durimit dhe rezistencës paqësore të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Pacolli theksoi se Rugova i dha vendit zë dhe dinjitet në kohë të vështira, ndërsa vlerësoi madhështinë e tij personale që, sipas tij, qëndronte në thjeshtësi dhe dashuri të sinqertë për atdheun.