Lajme

I jepet lamtumira Nënës Zymë Mazrekaj, Haradinaj: Shembull i sakrificës dhe patriotizmit

01/21/2026 17:25
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nënës Zymë Mazrekaj, nënës së dy dëshmorëve të kombit, Tahir dhe Agim Mazrekaj.

Përmes një postimi, Haradinaj ka shprehur nderim dhe respekt për figurën e saj, duke vlerësuar sakrificën dhe kontributin e familjes Mazrekaj për lirinë e vendit.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit nënës Zymë, nëna e dy dëshmorëve, Tahir e Agim Mazrekaj. Një grua fisnike, që me sakrificë dhe dashuri për atdheun rriti fëmijët e saj, duke i edukuar me frymën e lirisë. Trashëgimia e saj dhe e familjes Mazrekaj do të mbetet gjithmonë shembull i sakrificës dhe patriotizmit.Ngushëllime familjes Mazrekaj dhe bashkëluftëtarëve. U prehtë në paqe” shkruan Haradinaj.

Telegrami i plotë i ngushëllimit: