Lajme

Kurti pret ministrin estonez të Ekonomisë, theksohet forcimi i bashkëpunimit në teknologji dhe energji

01/21/2026 16:12
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim dhe në një drekë pune Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo.

Kurti vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit tonë euro-atlantik. Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë.

Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji.

Kurti e falënderoi ministrin Keldo për takimin dhe bisedën, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin mes dy vendeve tona.